Dritë, peizazhe baritore, ndërthurje të kundërtash – të gjitha këto i gjejmë në ekspozitën e artistit të talentuar Kostadin Zhikov në galerinë “Milenium” të kryeqytetit. I njohur tashmë për publikun tonë me një tjetër ekspozitë të tij - "8 burra për 8 Marsin", këtë herë ai na fton të shikojmë botën natyrore që na rrethon përmes shqisave të artistit. Zhikov për veprat e tij të fundit frymëzohet edhe nga ngjyrat dhe imazhet e veçanta të njerëzve nga fshatrat bullgare, karakteristikë e pikturave të një prej artistëve tanë më të mëdhenj - Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri.
Detyra kryesore në punën e artistit të ri është të bashkojë të kundërtat në një tërësi harmonike. Prandaj, nuk duhet të na habisë fakti që në pikturat e ekspozitës “Vibracione natyrore” gjejmë peizazhe nga shkëmbinjtë e Bellogradçikut deri te... Himalajet. E rëndësishme është edhe energjia që Zhikov u transmeton atyre që tundohen të qëndrojnë para 60 pikturave të tij, në ekspozitën që do të zgjasë deri më 14 qershor të këtij viti.
Autor: Joan Kolev
Përgatitinë shqip: Kostandina Bello
Foto: galerinë “Milenium”
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..