Pa debat dhe me një unanimitet të plotë prej 210 votash pro, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, parlamenti më në fund miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale duke futur një mekanizëm për hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zëvendësve të tij. Këtë e ka bërë të ditur reporterja e BNR, Maria Fileva. Procedura parashikon që kallëzimet ndaj akuzuesit numër një ose zëvendësit të tij t’i dërgohen kryetarit të Bordit Penal të Gjykatës së Lartë të Kasacionit. Nga lista e gjyqtarëve penalë me gradën supreme, do të përcaktohet sipas parimit të rastësisë gjyqtari që do të bëhet prokuror i hetuesisë ndaj Prokurorit të Përgjithshëm. Një tjetër prokuror do të mbikëqyrë hetimin e tij.
Partia Socialiste Bullgare (BSP) u largua nga salla plenare në fillim të debatit.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..