Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje u hap Panairi tradicional Pranveror i Librit

Foto: BGNES

Panairi i XVI i Librit dhe Festivali Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj në Sofje u hapën në kryeqytet përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Një numër rekord prej 144 shtëpish botuese marrin pjesë në 60 tenda. Deri më 4 qershor do të mbahen mbi 40 premiera librash, takime me autorë, përkthyes dhe ilustrues. Do të ketë një program paralel në librari dhe klube letrare.

Unë nuk kam krahë si zogjtë, librat më japin krahë. Të jesh lexues apo një njeri të shkolluar është një fuqi që askush nuk mund të të heqë, deklaroi në hapje kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ai pret që në një të ardhme të afërt të ketë kërkesa që kandidatët për punë të kenë njohuri të mira të gjuhës bullgare. Gramatika e një gjuhe është kushtetuta e saj, ajo respektohet pa arbitraritete dhe devijime, shtoi Donev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vivia Niki dhe projekti i saj i ri unik artistik

Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..

botuar më 25-11-16 7.15.PD

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..

botuar më 25-11-15 8.15.PD

Në Riga prezantohet një ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit të Bullgarisë

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..

botuar më 25-11-11 8.00.MD