Këtë fundjavë Eddie Penev fitoi medaljen e artë në dysheme nga Kupa e Botës në Gjimnastikën Sportive në Varna, Bullgari. Bullgari, i cili jeton dhe stërvitet në SHBA, e realizoi kombinimin e tij në nivel të lartë, për të cilin u vlerësua me 14.366 pikë. Ky rezultat e vendosi atë më lart në shkallën e nderit.
Nënkampionët në finale ishin Botond Molnár nga Hungaria me 13.833 pikë dhe Emil Akmejanov nga Kazakistani me 13.800 pikë.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..