Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se është nën mbrojtje policore.
“Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten tradhtar, përkundrazi – e konsideroj veten një person që i vetëm ka guximin të bëjë atë që shoqëria ka të drejtë të dijë”, tha ai, duke mohuar se e ka kërkuar postin e ministrit të sportit, të cilin më pas ia kanë mohuar nga PP.
Ndërkohë, Prokuroria e Qarkut të Sofjes njoftoi se ka nisur procedurë paraprake për faktin se më datë 25.05.2023, deputeti i Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor R.V. është detyruar me kërcënime të bëjë diçka kundër dëshirës së tij. Më 26.05.2023, R.V. i ka dhënë prokurorit informacion në lidhje me procedurën e nisur paraprake. Kjo është edhe dita kur Radostin Vasilev shpërndau një audio incizim të një takimi online të PP-DB, për shkak të përmbajtjes së të cilit GERB njoftoi se do t’i ngrijë negociatat për një qeveri të përbashkët me PP-DB.Një person u arrestua nga policia për sjellje huligane gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite në Sofje në mbështetje të levës bullgare, e organizuar nga partia "Vëzrazhdane", njoftoi Drejtoria e Policisë së Sofjes (SDVR). Një tjetër protestues u..
Edhe vota e tretë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov dështoi. Kundër propozimit votuan 130 deputetë të pranishëm nga GERB – SDS, BSP – E Majta e Bashkuar, ITN dhe DPS – Fillim i Ri. “Pro” votuan 54 deputetë nga koalicioni MEÇ, partia..
Tenisti bullgar Grigor Dimitrov triumfoi në ndeshjen kundër 26-vjeçarit Corentin Moutet. Takimi me francezin zgjati 3 orë e 40 minuta, dhe tenisti bullgar fitoi me rezultat 3:1 në sete (7-5, 4-6, 7-5, 7-5). Kështu, Dimitrov u kualifikua për raundin e..
Një Festival Historik po zhvillohet sot nga ora 10:00 deri në 22:00 në zonën "Gradishte", ku ndodhen rrënojat e një kalaje të hershme bizantine. Ngjarja..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..