Belene është një qytet i vogël në brigjet e lumit të Danubit, i lidhur në imagjinatën tonë më së shumti me kampin e përqendrimit në ishullin përballë Persin, ku, pa gjyq dhe dënim, janë burgosur dhe torturuar armiqtë e regjimit komunist. Por për komunitetet katolike, qyteti është një vend i shenjtë, sepse këtu lindi dhe u pagëzua peshkopi Evgeni Bosillkov, i ekzekutuar nga komunistët në një gjyq të rremë në vitin 1952 dhe më vonë i shpallur i shenjtë nga Papa Gjon Pali II. Në qytet ndodhet një monument i Papës, ndërsa në kishën vendase "Lindja e Shën Mërisë" ndodhet një vend i shenjtë me një pjesë të relikteve të peshkopit Bosillkov, i cili tërheq besimtarë nga vendi dhe jashtë.
Në ditët e sotme, kisha është shpirti dhe zemra e komuniteteve katolike në Bullgarinë Veriore, falë famullitarit Paolo Cortesi.
Ai është italian, me origjinë nga Bergamo. Para se të dërgohet në Bullgari, ai ka qenë ndihmës famullitar në Milano. Paolo Cortesi mbërriti në Belene në vjeshtën e vitit 2010. Ai mësoi bullgarisht me lehtësi dhe shumë shpejt arriti të fitojë besimin dhe dashurinë e njerëzve. “Kam 12 vjet këtu dhe mund të marr dy shtetësi!” – bën shaka Paolo Cortesi. Babai i mirëpret mysafirët në kishë. Prej tij mësojmë se ajo është ndërtuar në vitin 1860 mbi themelet e një tempulli më të vjetër, i cili ishte ndërtuar me gurë të kalasë romake aty pranë.
“Bullgaria Veriore është vendi me popullsinë më të madhe në vend, që predikon besimin e krishterë sipas modelit perëndimor, d.m.th. katolicizmin”, thotë At Cortesi dhe shton:
“Në jug është qyteti i Rakovskit – aty është “foleja”. Këtu në veri është Belene dhe disa fshatra përreth Belenes. Fillimi u vendos në 1605 - 1606, kur misionarët françeskanë mbërritën nga Çiprovci, Bjalla Sllatina dhe Montana. Ata i pagëzuan vendasit si katolikë. Dhe që atëherë, tashmë 400 vjet, këtu është komuniteti më i madh i katolikëve. Tani jemi rreth 2-3 mijë dhe vetëm në Belene! Në fshatin e afërt Oresh, të gjithë janë katolikë, rreth një mijë njerëz. Katolikë ka edhe në fshatrat Mallçika, Dragomirovo, Trënçovica - në të gjithë zonën përreth Belenes. Qyteti është në brigjet e Danubit dhe është shumë i vjetër. Gjatë shekujve, katolikët kanë jetuar në pjesën lindore të tij, ndërsa ortodoksët - në perëndim. Rezulton se qytetarët e pjesës perëndimore të Bеlenes janë të krishterë ortodoksë, ndërsa ata që jetojnë në pjesën lindore të qytetit janë katolikë perëndimorë”, thotë ati.
Në Belene ka pasur edhe martesa të përziera. “Nuset tona i kanë pagëzuar në besimin ortodoks për të lidhur një martesë të tillë”, tha At Cortesi.
Në qytet ka tre kisha - dy katolike dhe një ortodokse. Deri më sot, të dyja komunitetet i festojnë Vrëbnica dhe Pashkët dy herë në pranverë dhe i lyejnë vezët së bashku. Ndryshe nga shumica e kishave ortodokse, kisha katolike në Belene është gjithmonë e hapur për vizitorët e jashtëm. Njerëzit vijnë për një gllënjkë shpirtërore dhe për të folur me priftin.
Pak vite më parë, At Cortesi bëri shumë përpjekje për të ndërtuar një Park Përkujtimor në vendin e ish-kampit të përqendrimit në ishullin Persin. Por projekti u ngri për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Megjithatë, në kishën “Lindja e Shën Mërisë” ka një vend të veçantë në kujtim të viktimave të komunizmit. Në hyrje të tempullit ndodhet një kishëz e martirëve të shekujve XX-XXI, të vrarë për besimin e tyre:
“Këtu, në kishëz, kemi vendosur imazhe të dëshmorëve të viteve të fundit. Katolikët, ortodoksët, armenët, protestantët - këta janë martirë të krishterë nga e gjithë bota. Sepse jo vetëm komunistët kanë vrarë njerëz! Fatkeqësisht, kemi shumë dëshmorë kudo. Disa janë të viteve të fundit, të vrarë nga xhihadistët në Turqi, Siri, Egjipt, kemi edhe nga Amerika e Jugut” – tha në përfundim At Paolo Cortesi.
Më shumë hollësi për katolikët mund të lexoni këtu:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Veneta Nikollova
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..