Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit - kandidati për kryeministër nga grupi i dytë parlamentar më i madh në Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB).
"Si president dhe komandant i përgjithshëm, jam thirrur të mbroj shtetin bullgar. Prandaj është e papërshtatshme që t'ju jap një mandat dhe t'jua besoj fatin e Bullgarisë në duart e liderëve tuaj pas të dhënave të zbuluara...”, tha presidenti Radev.
Megjithatë, ai shtoi se është i detyruar të mbrojë edhe Kushtetutën, në bazë të së cilës duhet t'ia dorëzojë mandatin eksplorues forcës së dytë parlamentare. Presidenti i bëri thirrje koalicionit që të rishqyrtojë përshtatshmërinë e shfrytëzimit të këtij mandati, i cili, sipas tij, tashmë është diskredituar.
"Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që duhet të zgjidhë problemet e njerëzve dhe ta çojë përpara rrugën evropiane të Bullgarisë. Bullgaria gjithashtu ka nevojë për një parlament të qëndrueshëm, detyra më urgjente e të cilit është miratimi i buxhetit, nga i cili varen pagat, pensionet, shpenzimet kapitale...", u përgjigj Nikollaj Denkov. "Shpresoj se përpjekja jonë do të mbështetet dhe se javën e ardhshme do të kemi një qeveri të qëndrueshme të rregullt", shtoi ai.
Mandatin e parë për formimin e kabinetit, kandidatja e GERB-SDS për kryeministre Maria Gabriel ia ktheu të paplotësuar presidentit Rumen Radev. Më herët doli se dy forcat më të mëdha në parlament kishin rënë dakord për një kabinet me mandat të dytë, i cili do të kishte një kryeministër me rotacion dhe do të kryente një reformë kushtetuese të sistemit të drejtësisë. Mirëpo, mes mandatit të parë dhe të dytë, një deputet nga PP-DB përhapi një incizim skandaloz të një mbledhjeje të PP-së, si pasojë e të cilit GERB i ngriu negociatat me PP-DB.
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..