Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS) Pllamen Tonçev në seancën e sotme në parlament njoftoi për një rast të konstatuar në të cilin një këshilltar i kryeministrit bullgar ka koordinuar qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tonçev nuk përmendi as emrin e këshilltarit, as të kryeministrit, duke përmendur procedurat paraprake të nisura në këtë rast. Nga foltorja e Kuvendit Popullor, kryetari i grupit të “Ka një popull të tillë” (ITN), Toshko Jordanov, bëri me dije se informacionet e paraqitura nga kryetari i DANS i referohen Vesella Çernevës, e cila mbante postin e këshilltares së ish-kryeministrit Kirill Petkov. Sipas Toshko Jordanov, ajo zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut “pas shpine” të ministres së atëhershme të punëve të jashtme Teodora Gençovska nga ITN.
“Ka një popull të tillë” i tërheq ministrat e vet nga qeveriaVranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..
Rasti i parë me kërkesë për anulim të pjesshëm të zgjedhjeve është tashmë fakt. Pak pasi “Ka një popull të tillë” (ITN) depozitoi kërkesën për të kundërshtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve për deputetë në 52 seksione në votimin e parakohshëm parlamentar..
Nuk ka të arrestuar për trazirat e mbrëmshme para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje gjatë një proteste kundër shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich. Këtë e bëri të ditur për BNT ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov. Në..
Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit,..