Presllava Pejçeva nuk ndalet së regjistruari këngë të reja. Kënga e saj më e re “Që kur ti” tashmë është fakt. Ajo është me një tingëllim të theksuar klubi. Përveçse interpretuese, në të këngëtarja është sërish autore e tekstit dhe bashkautore e muzikës me Jasen Vellçevin, me të cilin janë bashkë si në aspektin profesional ashtu edhe në jetë.
“Me Jasenin, siç bëjnë shaka shumë kolegë tanë, muzika është punë familjare. Këngët i bëjmë bashkë, kemi bërë këngë për interpretues të tjerë, gjë që më bën shumë të lumtur - tha Preslava Pejçeva për BNR dhe shtoi se Jasen Vellçev është gjithashtu në një “tandem krijues” me një tjetër muzikant të madh - Stojan Jankulov-Stunxhi. Shumë vite më parë, ne të tre ishim pjesë e grupit “Te” (Ata). Stunxhi është pjesë e shumë projekteve muzikore, sepse është një muzikant shumë i talentuar. Së bashku me Jasen i bënë një aranzhim shumë të bukur të këngës sime të re, gjë për të cilën i jam jashtëzakonisht mirënjohëse. Stunxhi dha disa nuanca të lehta folklorike dhe etno edhe në aranzhim, pa folur kurrë me Jasen. Mbi aranzhimin ata punuan nga distanca dhe kur të dy dëgjuan se çfarë kishin bërë u befasuanse sa mirë plotësohen pjesët e tyre muzikore.”
Jasen Vellçev vendos një solo në një flaut afrikan, dhe Stojan Jankullov shton perkusione dhe një daulle, i njohur në vendin tonë si brëmbazëk. Stunxhi bën të gjitha regjistrimet – miksimin dhe masterizimin e këngës.
Presllava Pejçeva vitet e fundit mendon të realizojë një album solo. Pandemia e ndaloi këtë proces, por ideja për të mbledhur këngët e reja në një album është në axhendë. Ka edhe disa që ende nuk janë të realizuar dhe do të dëgjohen për herë të parë në album. Ndoshta në të do të jetë e pranishme edhe më të fundit – “Që kur ti”.
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..