Zornica Sllavova dhe S-MO morën çmimin e madh në konkursin për muzikën e re bullgare, pop dhe rok, “Pranvera'23”. Mes 12 këngëve finale, fituesja e edicionit të 54-të të konkursit muzikor fitoi votën e jurisë me këngën “Zgjedhje”. Ajo dhe S-MO do të mund të regjistrojnë muzikë të re origjinale në Studion e Dytë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).
Çmimin e dorëzoi Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev. “Edhe pse kemi një fitues, të gjithë finalistët janë fitues sonte”, tha ai.
Kënga “Gri i frikshëm” e grupit BOIL u dallua për debutim. Treshja TRIGAIDA u zgjodh për të përfaqësuar Bullgarinë në festivalin “Eurosonic” në Grjoningen të Holandës, ku çdo vit mblidhen muzikantë, producentë dhe gazetarë nga e gjithë Evropa. Si anëtare e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion - BNR i jep një shans një këngëtari bullgar të ngjitet në skenën e këtij forumi prestigjioz muzikor.
Konkursi u krijua në vitin 1970 nga redaksia “Muzika zbavitëse” e BNR dhe u bë e njohur si “Radio Konkursi Pranveror”. Te data e sotme është një nga forumet kryesore për muzikën bashkëkohore bullgare, pop dhe rok.
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa ndonjë..