Sa i përket kabinetit - negociatat vazhdojnë. Ka përparim, derisa të arrihet gjithçka, nuk do të diskutoj për përbërjen, tha në parlament kandidati i “Po е vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) për kryeministër Nikollaj Denkov.
“Informatat se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i takojë GERB-it nuk janë të vërteta, nuk ka një gjë të tillë. Ne kërkojmë ekspert, specialist, person jopolitik që e ka dëshmuar veten në punën e tij”, tha Denkov.
Ai konfirmoi se GERB ka paraqitur kandidaturat e tyre për ministra. “Ne jemi duke diskutuar me Maria Gabriel. Këto janë kandidatura që ajo i vendos në tryezë”, tha Denkov. Ajo që shkruhet se kabineti do të jetë 50 me 50 për PP-DB dhe GERB janë disa opsione që nuk përputhen me të vërtetën, shtoi ai.
PP-DB dhe GERB-SDS rifillojnë negociatat për qeveriShoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..