“Nëse liria do të thotë diçka, kjo është e drejta për t’u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.”
Ky citim është i gdhendur pranë statujës së George Orwell përballë ndërtesës së BBC në Londër. Si për t’u kujtuar nëpunësve të pushtetit të katërt se liria në media nuk është gjithmonë e rehatshme, e këndshme dhe e lehtë. Kështu ka qenë dhe kështu duhet të jetë! Nga 1 deri më 4 qershor, në qytetin Kazanlak mbahet Takimi i 18-të radhazi Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga BTA. Në frymën e kohës, tema është “Media dhe liria”. “Takimi i sivjetshëm përbën një vazhdim i natyrshëm i debateve për të vërtetën dhe shpëtimin në gazetari, të cilat i nisëm në vitin 2021, në Manastirin e Rilës, Bullgari dhe e vazhduam vitin e kaluar në Tel Aviv, Izrael” – theksoi në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë Kirill Vëllçev, drejtor i përgjithshëm i BTA.
“Në fakt, personalisht unë temën e lirisë në bisedë do ta interpretoja si të drejtën e zgjedhjes. Liria është të jesh në gjendje të zgjedhësh. Mund të arrijmë edhe në pikën e absurditetit duke thënë se jeni të lirë edhe të gënjeni. Kjo nuk është e drejtë, kjo është e dënueshme, por që të ketë të vërtetë duhet të ketë edhe gënjeshtra. Gjëja më e rrezikshme në botën moderne është që dikush të thotë pa asnjë zgjedhje se çfarë është e vërtetë. Pa mundësi për të dëgjuar palën tjetër, për të dëgjuar edhe atë që bën gabim. Dhe, në fakt, roli i madh i medias është i pari që të sigurojë praninë e të gjithë gamës së fakteve në territorin e saj. Dhe roli tjetër i madh është të ndihmojë auditorin e tyre të orientohet, të kuptojë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër”- thotë Vëllçev.
Në vazhdim të katër ditëve, gazetarë nga 33 vende, përfshirë përfaqësues të 40 mediave bullgare nga 16 vende, marrin pjesë në festimet shumëngjyrëshe të Festivalit të Trëndafilit, që shënon historinë e tij 120, në Kazanllëk. “Ne po e përdorim Festivalin e Trëndafilit për të përmbushur atë që thuhet në këngën “Një trëndafil bullgar” – për të ardhur në qytetin tonë dhe për të mbajtur një kujtim për Bullgarinë, për detin dhe për të gjithë ne”, tha para Vesella Krësteva drejtor i përgjithshëm i BTA.
Shton se hapja zyrtare e takimit, më 4 qershor, do të bëhet personalisht nga autori i tekstit të këngës emblematike bullgare - Najden Vëllçev, i cili në gusht do të mbushë 96 vjeç.
“Nëse në Bullgari ka gjëra të padiskutueshme, ky është simboli i trëndafilit. Kjo festë, së bashku me 24 Majin, është një nga festat më rrezatuese bullgare. BTA mban përgjegjësi të madhe për paraqitjen e bullgarëve si komunitet. Për të dytin vit kemi rubrikën e specializuar “BG botë” me informacione për jetën e Bullgarisë jashtë kufijve të saj. Dhe ky është një tjetër kuptim i takimit – grumbullimi në një vend i partnerëve në detyrën e krijimit të një komuniteti. Edhe BTA, edhe ju, Radio Bullgaria, po përpiqemi të mbledhim gjithë këtë larmi bullgarësh nëpër botë, duke i lidhur me atdheun, por edhe me njëri-tjetrin. Në Bullgari mbërrijnë edhe 12 reporterë të agjencive partnere të BTA nga vendet fqinje, duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë. Kemi mysafirë nga agjencia më e madhe e lajmeve në Afrikë - Agjencia e Lajmeve të Nigerisë (NAN), nga Mbretëria e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Izraeli", tha Kiril Vëllçev për Radio Bullgarinë.
Në kuadër të takimit BTA do të nënshkruajë kontratë për bashkëpunim dhe shkëmbim lajmesh me drejtuesit e gjashtë agjencive të reja ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë agjencinë më të madhe spanjolle EFE. Ata do të marrin përsipër të publikojnë çdo ditë një lajm nga Bullgaria, sipas interesave dhe nevojave të auditorit të tyre, saktëson Vëllçev. Programi i takimit mediatik përfshin tre diskutime kryesore. Njëra do të jetë për lirinë e zgjedhjes së gazetarëve, e dyta për lirinë e zgjedhjes së auditorit, me pjesëmarrjen e Filli Ladgman, drejtoreshë ekzekutive e seksionit bullgar të SBS në Australi, si shembull se si në një vend demokratik, një komuniteti është i privuar nga programi në gjuhën amtare”, thekson drejtori i përgjithshëm i BTA.
“Dhe diskutimi i tretë do të jetë se si festat duhet të jenë të pranishme në ditët e javës. Mediat e sotme po ecin mirë me lajmet, por nuk arrijnë të tregojnë për festat e njerëzve. E gjithë ideja e temës së lirisë provokohet nga fakti se festat thyejnë prangat e përditshmërisë sonë, kufizimet që na vendos jeta. E rëndësishme është të kuptojmë se si duhet të pasqyrohen këto festa në media” - është i bindur gazetari.
“Shumë njerëz sot e kuptojnë se gjëja më e vlefshme në jetë nuk është zotërimi, por ndjenja e komunitetit, e vendit tuaj të duhur. Kjo ndjenjë ngrohtësie dhe lidhjeje reciproke është e pranishme pikërisht në takimet tona mediatike” thekson Vëllçev. Në përfundim ai ndau dëshirën e tij, që takimi i përvitshëm botëror i mediave bullgare, i organizuar nga institucioni që ai drejton, të mbahet çdo vit në shtëpi - në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BNR
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..