Sot në fshatin Bëllgari në malin Stranxha nderohet festën e Shën Konstantinit dhe Elenës / më 3 qershor, sipas stilit të vjetër / me lojëra tradicionale nestinari. Programi për ditën e së shtunës fillon me ritin e nestinarit në orët e mëngjesit, më pas nga ora 13:00 deri në orën 19:00, do të shfaqjet filmi dokumentar “Gjurmët në zjarr”. Ai shoqërohet me një ekspozitë fotografike të ritit në Qendrën Informative të Vizitorëve "Rruga e Nestinarëve". Më pas vijon një program folklorik koncertesh me pjesëmarrjen e ansamblit "Carevo" në Bibliotekën "Georgi Kondollov 1914", dhe më vonë në orën 21:30 fillojnë lojërat e vërteta të nestinarëve. Të nesërmen, më 4 qershor, në orën 10:00, është planifikuar ecja me ikonat drejt zonave “Ajazmoto” dhe “Odera” të “Shën Elenës” me daulle dhe gajde.
Bulgari është një nga fshatrat e paktë ku tradita e nestinarëve është ruajtur në formën e saj autentike edhe sot e kësaj dite. Çdo vit, në ditët e para të qershorit, fshati gjallërohet me ritualin spektakolar të nestinarëve dhe kërcimin në ekstazë mbi prush, nën tingujt e daulles së nestinarëve. Kështu nderojnë banorët e Bulgarevës shenjtorët Konstantin dhe Elena, mbrojtësit e fshatit të tyre.
Historianët e lidhin ndezjen e zjarrit me praktikat e lashta pagane, duke nderuar kultin e Diellit. Për shkak të veçantisë së tij, rituali është përfshirë në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale.
Popullariteti i fshatit Bëllgari në malin Stranxha si një rojtar i lojërave autentike të nestinarëve po rritet gjithnjë e më shumë. Në fshat ka disa shtëpi për akomodim, por është mirë që rezervimet të bëhen herët sepse ndonjëherë nuk ka mjaftueshëm vende, paralajmërojnë nga bashkia.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook/selobulgari
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..