Në një ceremoni të shkurtër, koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i ktheu presidentit Rumen Radev mandatin e dytë të përfunduar për formimin e qeverisë. Në dorëzim, kandidati për kryeministër Nikollaj Denkov tha se pret që presidenti të nxjerrë një dekret për votimin e qeverisë në parlament dhe më pas të ketë një transferim të qetë të pushtetit, sipas Kushtetutës. “Mendoj se ne të gjithë duhet ta qetësojmë situatën në mënyrë që njerëzit të dinë se kabineti, parlamenti dhe institucioni presidencial po punojnë së bashku”, tha Denkov.
“Bullgaria ka nevojë për institucione dhe politikanë që vërtet udhëhiqen nga populli bullgar, të cilët punojnë për sigurinë, drejtësinë dhe kundër korrupsionit, siç e presin të gjithë qytetarët e nderuar bullgarë”, u përgjigj presidenti. Radev premtoi se do ta nxjerrë dekretin sa më shpejt dhe u bëri thirrje deputetëve që të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre pa marrë parasysh urdhrat e partive.
“Një buxhet normal duhet të hartohet në një kohë më të shkurtër të mundshme, pa këtë deficit absurd”, tha Denkov para gazetarëve në hyrjen e presidencës.
Kryetari i parlamentit Rosen Zheljazkov tha se është gati të thërras një seancë të jashtëzakonshme më 6 qershor për të votuar qeverinë nëse dekreti do të botohet të hënën, më 5 qershor.
Vetëm 2 kilometra kanë mbetur për t’u ndërtuar në anën bullgare të korridorit hekurudhor, i njohur si Korridori Nr. 8, i cili do të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e njoftoi Sekretari i..
Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur..
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll më 16 maj për herë të dytë që nga fillimi i luftës,..