Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në festën e Shpirtit të Shenjtë shënohet edhe Dita e Bullgarëve në Maqedoni

Foto: arkiv

Bota ortodokse kremton festën e Shpirtit të Shenjtë. Ajo shënohet gjithmonë në ditën pas Rrëshajave.

Për bullgarët, Shpirti i Shenjtë është edhe një ditë e zgjimit të kujtesës kombëtare, ditë proteste kundër grabitjes dhe falsifikimit të së vërtetës historike për identitetin kombëtar dhe kulturor të bullgarëve në Maqedoni. Që nga viti 1923, pas Luftës së Parë Botërore, Dita e Shpirtit të Shenjtë shënohet edhe si Ditë e Maqedonisë. Kjo ditë është simbol i shpirtit të paepur të bullgarëve në Maqedoni. Deri në grushtin e shtetit pro-serb të 19 majit 1934, në Sofje u mbajt një marshim i refugjatëve maqedonas Ditën e Shpirtit të Shenjtë. Ata kaluan nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit pranë ambasadave të Fuqive të Mëdha, në shenjë proteste kundër dispozitave të padrejta të Traktatit të Njoit dhe me kërkesë për lirinë e bullgarëve maqedonas.

Festa e Shpirtit të Shenjtë


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD