Strukturat e sindikatave KNSB (Konfederata e Sindikatave të Pavarura) dhe "Podkrepa" në institucionet kulturore dhe organizatat e ndryshme profesionale janë gati për një protestë në të cilën do ta lënë Bullgarinë pa ngjarje kulturore dhe do të mbyllin të gjitha muzetë, skenat dhe galeritë për një javë. Aksioni do të zhvillohet nëse shkurtohet buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2023, si dhe nëse nuk rritet subvencionimi për institutet kulturore dhe për Radion Kombëtare Bullgare (BNR), tha për BNR Kirill Binev - kryetari i federatës “Kultura” në “Podkrepa”. Ai vuri në dukje se inflacioni tashmë po ha pagat minimale në sektor, të cilat sipas fjalëve të tij janë "katastrofike" midis 1000-1200 leva (500-600 €). Në projektbuxhetin për vitin 2023, ministrja e financave në detyrë Rosica Vellkova propozon shkurtimin e buxhetit të kulturës me 40 milionë leva të tjera (20 milionë euro).
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri,..
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për..