Prokuroria e Qarkut të Sofjes i propozoi Prokurorit të Përgjithshëm që të paraqesë në parlament një kërkesë për ndjekje penale kundër bashkëkryetarit të partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov. Po kërkohet një hetim për një deklaratë të rreme të paraqitur kur Petkov u bë ministër i përkohshëm në vitin 2021, duke deklaruar se ai kishte hequr dorë nga shtetësia kanadeze. Sipas Kushtetutës, deputetët dhe ministrat duhet të jenë vetëm shtetas bullgarë.
Në Facebook, Petkov ka deklaruar se do të heqë dorë nga imuniteti i deputet pasi të formohet komisioni parlamentar për rastin, pasi sipas “Kodit Penal” nuk ka një krim të tillë. “Për prokurorët dhe shërbimet e sigurisë: a nuk e kuptuat se jemi të vendosur të bëjmë një reformë të plotë në sistemin gjyqësor dhe në shërbimet e kontrolluara bullgare dhe se nuk mund të na ndaloni apo të na trembni”, shton politikani në tekstin e publikuar.Këshilli i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) i lejoi Bullgarisë dhe 14 vendeve të tjera anëtare të BE-së të shmangin përkohësisht rregullat e rrepta buxhetore, për të marrë borxh shtesë me qëllim financimin e shpenzimeve për mbrojtjen..
Anëtarësimi i plotë në BE nuk është as fundi i historisë, e as problemet nuk do të pushojnë së ekzistuari. Realizmi dhe vetëvlerësimi i drejtë duhet të jenë udhërrëfyes në marrjen e vendimeve të rëndësishme, deklaroi deputeti Toma Bikov në emër të..
Komisioni Evropian prezantoi Raportin e 6-të vjetor për sundimin e ligjit në 27 vendet anëtare të BE-së dhe 4 vendet kandidate. Për Bullgarinë, në Raport theksohet përparimi legjislativ gjatë periudhës së qeverisjes së kabinetit “Zheljazkov”...
Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest , pesë muzikantë virtuozë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell,..
Kuvendi Popullor i Bullgarisë hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov. Kjo ishte vota e katërt e mosbesimit..