Pavarësisht shpëtimtarët dhe kujdesi mjekësor të ofruara në plazhe që prej 1 qershorit, vizitorët janë ende të paktë, si dhe ata që hyjnë në ujë. Sezoni i plazhit në vitet e fundit fillon pas 15-20 qershorit, tha për BNR Kirill Spasov, përgjegjës për plazhet më të mëdha në bregdetin jugor të Detin e Zi. Çmimet e çadrave dhe shezllongjeve do të jenë të njëjta me verën e kaluar nga 7 deri në 10 leva (3.5-5 euro), theksoi ai.
Rritja e çmimeve të aksesorëve të plazhit në Greqi për këtë sezon nuk do të çojë në një fluks turistësh në bregdetin bullgar të Detit të Zi. Plazhet tona për nga kushtet nuk janë aspak inferiore ndaj atyre greke, prandaj le t’i vlerësojnë dhe reklamojnë bullgarët, kërkoi Kirill Spasov.
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..