Çmimi i tokës bujqësore në Bullgari është rritur më shumë se 6 herë në 10 vitet e fundit. Nëse në vitin 2010 një dynym tokë kushtonte mesatarisht 287 leva (146.74 euro), në vitin 2022 çmimi tashmë është 2787 leva (1424.97 euro). Kështu tregojnë të dhënat e Shoqatës së Pronarëve të Tokave Bujqësore në vendin tonë. Tradicionalisht më e shtrenjta është toka pjellore e Dobruxhës, por qëllimi i blerjes është ndërtimi i burimeve të rinovueshme të energjisë. Sipas industrisë, toka e copëtuar dhe mungesa e ujitjes vazhdojnë të jenë problemet më serioze me të cilat përballet bujqësia bullgare. Toka për nevoja bujqësore në vendin tonë është mbi 52 milionë dynymë, 69% e saj është e punueshme.
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..