Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Ostava” po fillon një mini-turne në Gjermani dhe Austri

Foto: Facebook/ Ostava

Nuk është klishe që grupi “Ostava” ka më shumë se 30 vjet që bën muzikë autentike me tekste në të cilat e shohin veten disa breza. Këtë verë ata kanë dy turne - si në skenat e tyre në shtëpi, ashtu edhe jashtë vendit. Ato fillojnë në datat 9, 10 dhe 11 qershor, kur djemtë “do të pushtojnë” Berlinin, Vjenën dhe Munihun.

"Ne nuk kemi pasur shfaqje në Gjermani për disa vite, që para pandemisë Covid, kështu që jemi shumë të emocionuar," tha frontmeni i “Ostava” dhe autori kryesor i teksteve, Svilen Noev. - "Në këto qytete është gjithmonë shumë bukur, kemi shumë miq atje. Shumë të rinj bullgarë studiojnë në Gjermani dhe Austri, kështu që jam i lumtur që do të këndojmë përsëri këngët tona”, shtoi muzikanti.

I pyetur se cilat këngë këndon publiku më shumë në këto koncerte – hitet e vjetra apo të rejat, ai përgjigjet se të rinjve – 20-25 vjeç – u pëlqejnë më shumë këngët nga dy albumet e tyre të fundit “Oqeani” dhe “Oksigjeni, si p.sh. kënga "Depërtimi" dhe kënga e fundit "Klisheja". Por ata i duan edhe këngët e tyre të para: "Sigurisht, hiti më i madh është "Çokollata" - e vendos në mes të koncertit dhe pastaj të gjithë fillojnë të këndojnë, të puthen, krijohet një atmosferë dashurie”, shpjegon Svilen, duke shtuar:

"Këngët e reja pëlqehen më shumë nga publiku. "A do të vish me mua", "Njeriu i vogël" dhe "Fushat e lulediellit" janë “mega hite”. Por nuk duhet të harrojmë këngët e vjetra - ato janë shumë melodike dhe më të thjeshta nga pikëpamja e harmonisë. Në atë kohë Zhoro dhe unë ende po mësonim se si të kompozonim. Fundi i viteve '90 ishte një periudhë post-grunge, post-Britpop, ishte një kohë, kur ne dëgjonim muzikë amerikane dhe angleze dhe thjesht donim të bënim këngë të mira. Në këngët e reja përsëri i ndjekim trendet botërore... Mundohemi të konkurrojmë me më të mëdhenjtë në botë, që të ndihemi të sigurt se nuk jemi retro. Është rrezikshëm t’i thoni një njeriu 40-vjeçar se është legjendë dhe ai të këndojë "Çokollata" gjithë jetën. Unë desha të kompozoj shumë këngë të tjera - të paktën 50-60 këngë të mira, kështu që çdo ditë dëgjoj albume të reja dhe frymëzohem nga të rinjtë”.

Pas kthimit nga Berlini, Vjena dhe Munihu, djemtë nga “Ostava” do të vazhdojnë turneun e tyre në Bullgari - më 1 korrik do të jenë në Teatrin Veror në Burgas, ndërsa më 16 dhe 17 shtator do të luajnë në kinemanë verore "Orfeu" - Plovdiv dhe në Teatrin Veror në Ruse. Kështu, pas koncertit të tyre super të suksesshëm kushtuar përvjetorit të grupit në sallën Nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, muzikantët do të sjellin rock and rolli-n dhe emocionet në skenat e hapura anembanë vendit.

Kënga “Klisheja” është shumë personale, siç është edhe videoklipi, në të cilin përveç muzikantëve merr pjesë edhe familja e frontmenit të grupit. Është një vizion elegant retro që ju ofrojmë të shikoni”:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov

Albumi "Përralla Antarktike" ndërthur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike

Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...

botuar më 25-03-05 5.05.PD

"I panjohuri" tregon për ndjenja të pathëna

Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..

botuar më 25-03-04 6.10.PD

"Kjo është Bullgaria" - një këngë nga Maria Angellova

"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..

botuar më 25-03-02 11.45.PD