Gjatë natës do të jetë kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në rajonet jugperëndimore dhe vende-vende reshjet e shiut do të vazhdojnë.
Të shtunën, më 10 qershor do të zhvillohen vranësira në gjysmën perëndimore të vendit dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima, vende-vende do të jenë të konsiderueshme në sasi. Në pjesën tjetër të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 26°
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25° dhe 27°. Temperatura e ujit të detit është 21°-22°. Eksitimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Mbi masivët në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra me bubullima. Në zonat e tjera do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-verilindor para mesditës përgjatë kreshtës nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrashdo të jenë rreth 18°, në 2000 metra - rreth 11°.
Në Gadishullin Ballkanik pas mesditës, kryesisht në gjysmën perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Temperaturat pritet të arrijnë 31° në Bukuresht, 24° në Beograd dhe 30° në Athinë.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..