Më 10 qershor 2023 në një prej qyteteve më të gjata bullgare Aprillci (Bullgaria Qendrore Veriore) do të zhvillohet gara vjetore e biçikletave malore. Turi ekstrem i çiklizmit kombinon garën me njohjen e natyrës së bukur të Ballkanit Qendror. Përveç një sfide fizike, aventura e çiklizmit do të ofrojë edhe një herë pamje të jashtëzakonshme të kreshtave malore, ajër të pastër dhe pyje të dendura ahu.
Rrugët e çiklizmit janë të shumëllojshme, kalojnëpërmes rrugëve të zeza, shtigjeve pyjore, livadheve, ka edhe seksione asfalti.
Tradicionalisht, gara e çiklizmit zhvillohet në fillim të verës dhe me të hapet sezoni aktiv në rajon, i cili është i njohur si destinacion për turizmin malor dhe alternativ.
Mesazhi i këtij viti është mbrojtja e mjedisit. Prandaj, pjesëmarrësve u kërkohet të mos e ndotin natyrën me plastikë dhe produkte të tjera.
Krahas aktiviteteve të çiklizmit, “Bajkanxhii 2023” ka përgatitur edhe një program kulinarie. Garuesit dhe të ftuarit do të jenë në gjendje të shijojnë produkte të pjekura në shtëpi, shije krokante prej kakaoje dhe çokollatë të nxehtë, si dhe birrë artizanale të prodhuar në vend. Pjesëmarrësit do të marrin suvenire origjinale, dhe organizatorët premtojnë se do t’i mbeten besnikë stilit të vet dhe pas përfundimit të konkursit do të ketë shumë muzikë dhe kërcime!
Festa do të mbahet në parkun e ri në lagjen Ostrec të Aprillci. Kjo do të jetë edhe hapja zyrtare e tij. Parku ndodhet pranë sheshit, buzë lumit, në një sipërfaqe prej 10 hektarësh. Ka një fushë sportive shumëfunksionale - për futboll, volejboll, basketboll dhe tenis, kënde lojërash. Festa do të mbyllet me mbrëmjen tradicionale të DJ-vе pranë pishinës së një prej hoteleve të qytetit.
Shikoni gjithashtu:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Bajkanxhii
Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..
Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..