Një festë tre-ditore e suxhukut të Gorna Orjahovicës me mundësinë për të shijuar këtë delikatesë dhe një shumëllojshmëri gatimesh të tjera, mbledh në Gorna Orjahovica mysafirë si nga vënde të afërta ashtu edhe nga të largëta. Qyteti mirëpret festën për herë të 16-të, dhe si zakonisht, suxhuku i vendit do të jetë i disponueshëm si produkt i tharë ose i sapo pjekur në skarë. Specialiteti vendas prodhohet nga mish viçi cilësor, me një buqetë erëzash karakteristike, pa konservues të shtuar. Produkti thahet për jo më pak se 15 ditë, specifikojnë prodhuesit. Suxhuku i Gorna Orjahovicës (Gornooryahovski sudzhuk) është përfshirë në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura të Origjinës dhe Treguesve të Mbrojtur Gjeografikë në vitin 2011. Ky është emërtimi i parë i mbrojtur bullgar, sipas politikës evropiane të cilësisë. Në vendin tonë janë tre kompani të përpunimit të mishit, të cilat kanë të drejtën e prodhimit dhe eksportit të tij në më shumë se 20 vende të Bashkimit Europian, ku gëzon interes të madh.
Festa në Gorna Orjahovica fillon të premten, më 9 qershor, me "Mbrëmjen ballkanike"dhe DJ Jerycon. Në skenën e hapur pranë Teatrit Veror do të performojnë edhe ansamble nga biblioteka "Vëllezërit Grënçarovi-2002". Hapja zyrtare e festivalit është të shtunën më 10 qershor, me grupe vendase, shumë lojëra dhe pyetësorë, ndërsa programi muzikor do të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Edhe këtë vit ka një kënd të veçantë për mjeshtërit e artizanatit të ardhur nga bashkitë fqinje. Një studio kuzhine do të prezantojë pjata tipike nga rajoni i Gorna Orjahovicës – byreku rreckaman nga fshati Vërbica, ëmbëlsira me barishte aromatike, si dhe fasule të vjetra në stilin e Gorna Orjahovicës. Festa është një rast i mirë për takime familjare dhe shoqerore, për t’u rikthyer në origjinë dhe për t’u shkëputur nga problemet e përditshme, theksojnë organizatorët.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..