Prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë, Ivan Geshev, i dërgoi një letër kryetarit të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, Rosen Zhelyazkov, me kërkesën që të dëgjohet nga përfaqësuesit e popullit në lidhje me procedurat specifike paraprake lidhur me korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit dhe me tregtinë e ndikimit. Këtë e njoftoi prokuroria. Prokurori i Përgjithshëm bëri me dije se seanca duhet të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve delikate që përmban procedimi paraprak.
Për këtë mbrëmje parashikohej një fjalim i prokurorit të përgjithshëm në Televizionin Kombëtar Bullgar. Prokurori i Përgjithshëm kërkoi të ushtrojë këtë të drejtë kushtetuese në sfondin e kërkesës për dorëheqjen e tij. Megjithatë, sot u bë e qartë se fjalimi po shtyhet.
Dje, Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor ndërpreu mbledhjen, e cila zgjati për afro 14 orë. Në të u diskutua kërkesa për shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit Ivan Geshev.
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..