Ministri i Mbrojtjes Prof. Todor Tagarev akuzoi qeverinë e përkohshme se nuk ka përmbushur vendimin e parlamentit për t'i ofruar ndihmë ushtarako-teknike Ukrainës, por se ka ndjekur udhëzimet e Presidentit Rumen Radev. Tagarev tha për bTV se mundësitë për ndihmë për Ukrainën nuk janë shteruar.
“Unë garantoj se mund të ofrojmë ndihmë, ka mundësi shtesë”, shtoi ministri. Ai tha se ndihma e deritanishme për ushtrinë ukrainase është vlerësuar nga Kievi dhe aleatët e NATO-s, sepse ajo ka korresponduar me nevojat e Ukrainës. Gjatë vizitës së ardhshme në Bruksel, Tagarev do të deklarojë se Bullgaria po ndryshon qëndrimin e saj dhe do t'i bashkohet urdhrit të përgjithshëm për blerjen e municioneve për ushtrinë ukrainase, tha ministri.Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..