Do të dëgjojmë edhe një dëshmitare, zëvendëskryeprokuroren Daniella Masheva. Do të diskutohen provat e kërkuara nga Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev. Brenda ditës duhet të ketë votim, deklaroi ministri i drejtësisë Atanas Sllavov para mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Largimi kërkohet për shkak të fjalëve të shpallura publikisht nga Geshev për deputetët në parlament, duke i quajtur ata "plehra politike".
"Nga tentativa për vrasjen time deri në një përpjekje të inskenuar politikisht për të më larguar në kundërshtim me çdo parim përballë Prokurorit të Përgjithshëm, imagjinoni se çfarë garanci ka çdo gjyqtar dhe çdo bullgar..." tha Geshev, para këshillit. Ai njoftoi se do të shkojë në Bruksel më 12 qershor për të folur në Parlamentin Evropian.Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..
Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..