Mihaella Fileva zbulon më shumë talentin e vetë në këngën e saj më të re “Sipas zakonit”. Kënga është ndër të trembëdhjetët e krijuara nga një ekip ndërkombëtar në një kamp të posaçëm për shkrimin e këngëve të organizuar në fund të prillit të këtij viti. Qëllimi i kampit krijues, në të cilin marrin pjesë autorë nga Suedia, Rumania, Letonia dhe Bullgaria, është krijimi i këngëve për albumin e ri të Mihaella Filevës, i planifikuar të dalë më 20 tetor 2023.
Na mbetet të presim shtatorin, kur në shtatë episode radhazi të përhapura në rrjetet sociale do të mësojmë se si u krijuan këngët nga albumi i saj i pestë i radhës.
Mikaella Stridbek nga Suedia dhe producenti rumun Radu Përvolesku iu bashkuan Mihaella Fileva për të krijuar këngën “Sipas zakonit”. Këngëtarja është autore e tekstit në bullgarisht. Ajo gjithashtu mori pjesë në krijimin e një pjese të madhe të këngëve të albumit të ardhshëm.
Këtë verë, Mihaella Fileva do të japë koncerte në skenat e hapura të klubeve në vend, ndërsa më 20 tetor do të ketë një koncert-premierë të albumit të ri.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR