Në një konferencë ndërkombëtare mbi antisemitizmin në Universitetin “Bar Ilan” në Tel Aviv, Doc. Dr. Rumjana Hristidi, drejtuese e Programit të Studimeve Hebraike në Universitetin e Sofjes, paraqiti një shembull bullgar të marrëdhënieve ndëretnike. “Marrëdhëniet midis hebrenjve dhe bullgarëve janë shumë të mira, thonë 82% e hebrenjve dhe 73% e shoqërisë bullgare. Kjo bën të mundur krijimin e kushteve për integritet dhe një ndjenjë sigurie”, shpjegoi Hristidi për agjencinë izraelite TRS. Sipas të njëjtit sondazh të Ministrisë së Punëve të Jashtme, 83% e bullgarëve shprehin qëndrim pozitiv ndaj një fqinjësie të mundshme me hebrenjtë. 82% besojnë se hebrenjtë janë të integruar mirë në shoqëri. 91% e hebrenjve bullgarë ndjehen gjithashtu të integruar mirë, dhe 88% deklarojnë se ndihen të sigurt në jetën e tyre të përditshme.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..