“Ëndërr” është kënga e re e interpretuesit të ri Boris Hristov. Edhe pse është kënga e tij e tretë origjinale, pas dy në anglisht, është e para e shkruar dhe e kënduar në bullgarisht. Kjo u nxit nga dëshira e një pjese të madhe të adhuruesve të tij për të dëgjuar muzikën e tij, të krijuar dhe të interpretuar në gjuhën bullgare.
Interpretuesi, i cili ishte ndër pjesëmarrësit e paharrueshëm dhe finalist në formatin televiziv “Zëri i Bullgarisë”, është autor i tekstit, muzikës dhe aranzhimit të këngës kushtuar bashkëshortes së tij. Petër Millanov luan disa nga kitarat akustike në të.
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..