Kuvendi Popullor krijoi një komision të përkohshëm për të shqyrtuar faktet dhe rrethanat rreth imuniteteve të kërkuara nga Prokurori i Përgjithshëm të deputetëve Bojko Borisov dhe Daniell Aleksandrov nga GERB dhe Kirill Petkov nga PP-DB. Deri më 18 korrik të këtij viti duhet të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme për krimet e kryera të natyrës së përgjithshme.
Në komision parashikohej të marrin pjesë dy përfaqësues nga secili grup parlamentar, por BSP-ja dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) refuzuan të dërgojnë deputetë të tyre. Lideri i së majtës e krahasoi atë me një “strehë për të dyshuarit për krime”, dhe Toshko Yordanov nga ITN i quajti Borisovin dhe Petkovin “frikacakë”.
Edhe pse debatuan katër orë në sallën plenare, përfaqësuesit e popullit nuk zgjodhën kryetar komisioni. Ndërkaq, Kirill Petkov konfirmoi para gazetarëve se do të heqë imunitetin para se komisioni të shpallë vendimin e tij.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..