Presidenti Rumen Radev vuri veton ndaj Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pushtetin gjyqësor, të miratuar nga Kuvendi Popullor më 2 qershor. Dispozitat e diskutueshme parashikojnë ndarjen e drejtorit të Shërbimit Hetimor Kombëtar dhe departamenteve hetimore pranë prokurorive në organe të pavarura.
Kreu i shtetit në arsyet e tij thekson se ndryshimet rivendosin një situatë legjislative të ndryshuar në vitin 2009 me synimin për funksionimin efikas dhe transparent të procedimeve paraprake në çështjet penale. Kështu, pa argumente bindëse, Kuvendi Popullor tani po rishikon zotimin që Bullgaria ka bërë ndaj Bashkimit Evropian, thekson Rumen Radev.
Një argument tjetër i përmendur nga presidenti është se miratimi i dispozitave të kontestuara nuk ishte në përputhje me kërkesën imperative të Kushtetutës që ligjet të miratohen nga Kuvendi Popullor me dy votime.
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..