Pothuajse çdo e dhjetë grua bullgare raporton se ka pasur kërcënime për dhunë fizike, tha ministrja sociale Ivanka Shallapatova në forumin “Masat për të luftuar dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore” organizuar nga Asociacioni “Animus” në Sofje.
Sipas ministrisë, 1/3 e bullgarëve e identifikojnë veten si viktima të dhunës. Shallapatova bëri thirrje për zero tolerancë sociale ndaj dhunës. Nuk ka asnjë justifikim formal për të mos ndihmuar viktimën, theksoi ajo.
Ne nuk mund të qëndrojmë me sytë tanë të mbyllur. Të gjithë duhet të dëgjojnë thirrjen e heshtur të viktimave të dhunës në familje, tha në hapje të diskutimit zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..
Deputeti i PP-DB Venko Sabrutev theksoi për BNT se raporti i konvergjencës është dokumenti që do të përcaktojë nëse Bullgaria është gati për eurozonën dhe kujtoi se deri më tani ka pasur dy raporte të tilla nga koha e Borisovit, sipas të cilave..
Në një letër drejtuar institucioneve, Konfederata e Punës “Podkrepa” bënë propozime për vendosjen e një minimumi të patatueshëm, si dhe përditësimin e të ardhurave minimale dhe maksimale të sigurimeve shoqërore. Sindikata gjithashtu këmbëngul në..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të..