Nënpresidentja Ilijana Jotova deklaroi në Varna se është koha për një takim mes qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi që të merren masa më serioze pas incidentit të fundit me një shtetas me identitet bullgar. Ajo e vlerësoi si veprim të pamjaftueshëm dorëzimin e një note ambasadorit maqedonas, sepse nuk ka ndonjë zhvillim në rastin e ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin bullgarët do të përfshiheshin si pakicë etnike pjesë nga shteti. Jotova kërkoi të mos harrohet se Shkupi mori përsipër dhe nuk i përmbushi detyrimet për ndryshimin e përmbajtjes antibullgare në tekstet shkollore, si dhe për hapjen e dosjeve nga e kaluara komuniste. “As që guxoj të mendoj se qeveria e re bullgare do të tërhiqet nga qëndrimi tashmë i vendosur bullgar” ndaj Shkupit, theksoi nënpresidentja, transmeton BNT.
“Bundestagu gjerman njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase.” Kjo thuhet në projektvendimin e Kuvendit Federal të Gjermanisë, të cilin deputetët në Berlin do të diskutojnë më 15 qershor. Deklarata titullohet “Mbështetje aktive e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së” dhe u paraqit nga grupet parlamentare të tri partive në koalicionin qeverisës. Një tjetër pikë kyçe në draft dokumentin është apeli ndaj Bullgarisë që t’i përmbahet rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, të caktuar nga kompromisi i verës së kaluar, “dhe të përmbahet nga vendosja e kushteve shtesë”, njofton dnevnik.bg.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..