Fëmijët dhe prindërit e tyre do të kenë mundësinë të propozojnë idetë e tyre për menaxhimin e Sofjes, në kuadër të ekspozitës interaktive "Qyteti", e cila mund të shihet në Qendrën Shkencore për Fëmijë "Muzejko". Deri më 30 shtator, në hapësirën e ekspozitës së përkohshme, vizitorët do të mund të ndajnë vizionin e tyre për kryeqytetin – si ta bëjnë atë më të gjelbër, më të pastër dhe më të qetë, por edhe më tërheqës. Ekspozita, theksi i së cilës është rëndësia e planifikimit urban dhe mënyra se si ai ndikon në cilësinë e jetës në qytetet tona, është zhvilluar dhe realizuar nga arkitektja Magdalina Rëzheva dhe Punishtja e Arkitekturës për Fëmijë. Qëllimi është që të ngrihen çështje të rëndësishme para vizitorëve lidhur me planifikimin urban dhe mjedisin, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre aktiv, thonë organizatorët.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..