Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mosmarrëveshje në Parlamentin në Sofje nëse një eurodeputet i tradhton interesat bullgare

Toshko Jordanov
Foto: BGNES

Veprimet e eurodeputetit Ilhan Kjyçyk, i zgjedhur nga kuota e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), i cili duhet të përfaqësojë Bullgarinë në Parlamentin Evropian, janë tradhti kombëtare, tha deputeti Toshko Jordanov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) në një deklaratë nga foltorja e Parlamentit bullgar. Sipas Jordanovit, Kjyçyk, i cili është raportues në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka hequr nga projektraporti për përparimin e vendit drejt BE-së amendamentin 18, i cili përfshin të gjitha çështjet dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes.

“Nga kjo foltore, përfaqësuesit e popullit si Toshko Jordanov, flasin gënjeshtra të hapura pa iu referuar fakteve”, u përgjigj kreu i DPS-së Mustafa Karadajë.

Ndërkohë, Bundestagu gjerman votoi që Shkupi duhet të ndryshojë kushtetutën e Maqedonisë së Veriut siç është rënë dakord me Bullgarinë dhe të njohë pakicën bullgare në mënyrë që të përshpejtojë integrimin e vendit në BE. Vendimi i koalicionit qeverisës në Gjermani në mënyrë eksplicite e njeh ekzistencën e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas.

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev e cilësoi vendimin e Bundestagut si një fenomen të çuditshëm. “Nuk kam dëgjuar për një fenomen tjetër të ngjashëm në planetin tonë, ku një vend është aq i pasigurt për identitetin, gjuhën dhe kulturën e tij, saqë duhet t'i kërkojë një vendi tjetër nëpërmjet një vendimi politik të një organi legjislativ të njohë gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre. Kolegët, fqinjët dhe miqtë tanë në Shkup nuk duhet të shqetësohen për të pasur një identitet, gjuhë dhe kulturë moderne, por e kuptoj se ata duan të tregojnë një vazhdimësi historike që është e ndryshme nga ajo bullgare.Kjo është baza e problemit tonë. Nga këtu vjen diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes dhe të gjitha problemet që kemi,këto nuk janë probleme dypalëshe, janë probleme që lidhen me të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat evropiane”, thotë Kovaçev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri Rosen Zheljazkov prezantoi masat për përmirësimin e sigurisë rrugore

Masat kundër luftës në rrugë u përcaktuan në një takim me kryeministrin

Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara,..

botuar më 25-04-08 6.31.MD

Media rumune: Donald Trump Jr. do të vizitojë Sofjen

Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin, Beogradin, Sofjen dhe Bukureshtin , raportojnë mediat rumune Digi24 dhe G4 Media. Në Bukuresht, ku pritet..

botuar më 25-04-08 5.09.MD

Ministri Petër Dillov: Uzinat e Inxhinierisë Mekanike - Sopot nuk do të privatizohen

Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë Petër Dillov në takimin e punës me kryetarin e Konfederatës së..

botuar më 25-04-08 12.33.MD