Opera e Plovdivit do të shënojë përvjetorin e edicionit të dhjetë të Festivalit OPERA OPEN, duke prezantuar disa nga shfaqjet ikonike të saj. Mbi 300 artistë bullgarë dhe ndërkombëtarë do të performojnë në skenën e Teatrit Antik nga 12 deri më 18 gusht. Programi është i organizuar në tre seksione - opera dhe balet, klasika dhe xhaz, mjuzikëll dhe rok. Në hapje sonte nën shkopin e dirigjentit Dian Çobanov do të tingëllojë muzika e kompozitorëve Hektor Berlioz dhe Dimitër Nenov, të bashkuara në shfaqjen audio-muzikore “Fantazi Simfonike”.
Forumi antik i Pllovdivit pëshpërit histori për jetën në Perandorinë RomakeMuzikantët e grupit Strykers udhëhiqen gjithmonë nga ideja e krijimit të një vepre origjinale në fushën e hard rock-ut melodik. Incizimi i tyre i fundit me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rinj Gergana Stojanova dhe Leon Daniell i kushtohet Tokës dhe..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës..
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..