Sot më 21 qershor është premiera e librit “Evolucioni iKredës i ishullit Livingston, Antarktidë” të studiuesit polar Prof. Hristo Pimpirev. Instituti Bullgar i Antarktikut njofton se prezantimi është nga ora 18:00, në sallën e re të konferencave në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski". 30 vjet më parë, gjatë ekspeditës bullgare në Antarktidë në verën e viteve 1993-1994, filluan kërkimet në ishullin Livingston, ku ndodhet baza polare bullgare "Shën Kliment Ohridski". Deri atëherë, eksplorimet ishin të izoluara. Në librin e tij, Prof. Pimpirev përmbledh të dhënat e sintetizuara mbi stratigrafinë dhe evolucionin gjeologjik të ishullit Livingston gjatë Periudhës së Kredës.
Prof. Dr. Hristo Pimpirev është profesor i gjeologjisë në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", shkencëtar dhe eksplorues i njohur polar. Ai është themelues dhe kryetar i Institutit Bullgar të Antarktikut, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kërkime Polare, udhëheqës i 31 ekspeditave kombëtare të Antarktidës, autor i dhjetë librave, tetë dokumentarëve dhe mbi 250 publikimeve shkencore. Ai është bullgari i parë që vendos flamurin kombëtar në Polin e Jugut, më 8 janar 2013.Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..