Në buxhetin e vitit 2023 është parashikuar një deficit buxhetor prej tre për qind. Sipas ministrit të financave Asen Vasilev, kjo është një mungesë prej 4,5 miliardë levash në thesar. Vasilev prezantoi parametrat kryesorë të projektbuxhetit për vitin, i cili do t'i dorëzohet Kuvendit Popullor në fillim të korrikut.
Para kësaj, në forumin e Asociacionit Kombëtar të Komunave në Pamporovo, kryeministri Nikollaj Denkov njoftoi se në buxhetin e rregullt për këtë vit do të ketë rritje serioze të mjeteve për komunat për afro 25 për qind.
Për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara, fondi i fatkeqësive është rritur nga 40 milionë euro, në projektbuxhetin e qeverisë së përkohshme, në 65 milionë euro. Deri më tani nga ky fond janë shpenzuar rreth 30 milionë euro.Për të hyrë në fuqi më 1 gusht, buxheti duhet të miratohet deri në fund të korrikut.
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..
Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një..