Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB dhe PP-DB do të propozojnë kandidatë të veçantë për komisioner evropian bullgar

Maria Gabriel
Foto: BTA

GERB do të ketë kandidaturën e vet për komisioner evropian, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel pas një vizite në Bruksel. Ajo shpjegoi se GERB duhet ta diskutojë këtë çështje deri në fund të javës.

“Nuk është e rëndësishme nëse komisioneri i ardhshëm bullgar evropian do të jetë burrë apo grua, por ai duhet të jetë një person i fortë”, theksoi Gabriel dhe shtoi se vendimi përfundimtar për promovimin e dy kandidaturave duhet të merret nga qeveria.

Daniel Lorer do të jetë kandidati për komisioner evropian bullgar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), njoftoi për bTV bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. Ai theksoi se nga pala bullgare do të jenë dy kandidatë për komisioner evropian - një burrë dhe një grua, por Komisioni Evropian do të vendosë se cili nga të dy do të marrë postin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD

NATO dhe BE uruan Bullgarinë për 3 Marsin

Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..

botuar më 25-03-03 4.47.MD