Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëria ka besim kritikisht të ulët në institucionet shtetërore

Foto: BGNES

1/3 e bullgarëve miratojnë kabinetin e Nikollaj Denkov, 43% nuk ​​e miratojnë. Në 3 muaj, vlerësimi pozitiv për punën e presidentit ra me 7% nga 43 në 36 për qind. 51% janë të pakënaqur me kreun e shtetit, sipas një studimi të Qendrës Kërkimore “Trend” të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Vetëm 11% kanë vlerësim pozitiv për parlamentin, mosbesimi ndaj institucionit është 80 për qind.

42% miratojnë formimin e një qeverie kompromisi “sepse është më mirë të kemi një kabinet të rregullt”. 37% mendojnë se “partitë bënë kompromise joparimore dhe do të ishte më mirë të kishim zgjedhje të reja”.

GERB-SDS janë forca e parë politike me 24.9% mbështetje, e dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria Demokratike" me 19.4%. “Vëzrazhdane” është e treta me 15.3%, e ndjekur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) -13.5%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 8.9% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) - 4,3 për qind.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD