Institucionet evropiane tashmë po përgatiten për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen që në vitin 2023. Hyrja e të dyja vendeve në zonën e udhëtimit të lirë mund të konsiderohet e sigurt, shkruan euractiv.bg, duke cituar burime diplomatike në Bruksel dhe Sofje. Kjo do të bëhet në dy faza - së pari për aeroportet nga tetori dhe në kufijtë tokësorë nga 1 janari 2024.
Pengesa më e madhe për hyrjen e Bullgarisë në Shengen ishte pozicioni i Holandës. Qeveria e Mark Rutte ka sinjalizuar se vlerëson shumë përpjekjet e Bullgarisë për reformën në drejtësi. Dera e Shengenit hapet edhe për shkak të zgjedhjes së një qeverie të rregullt pro-evropiane në Sofje, vë në dukje portali.
Kundërshtimet e Austrisë për zgjerimin e Shengenit në sfondin e krizës së refugjatëve nuk janë zhdukur, por pritshmëria është që Vjena të mos i ndalojë më dy vendet e Ballkanit nëse mbetet i vetmi vend në BE që është kundër pranimit të tyre, shton euractiv.bg.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..