Në mesin e shekullit të 9-të, shteti bullgar, në të cilin paganizmi ende mbizotëronte, mbulonte një pjesë të madhe të Gadishullit Ballkanik. Detyra për pranimin e krishterimit, i cili ishte vendosur në Evropë, i ra princit Boris I, i cili në vitin 864 urdhëroi pranimin e fesë së re. Dhe në mënyrë që shërbimet e kishës të bëhen të kuptueshme për besimtarët, ishte e nevojshme jo vetëm predikimi në një gjuhë të kuptueshme, por edhe përkthimi i librave të krishterë nga greqishtja.
Më 855, Konstantin Kirili Filozof, i lindur në Selanik, filloi të krijonte një alfabet sllav, të quajtur "glagolik", në të cilin, së bashku me vëllain e tij Metodin, përktheu librat liturgjikë. Sipas shkencëtarëve, sistemi grafik përfundoi në vitin 863, ndaj sivjet festojmë 1160 vjetorin e tij.
“Për dallim nga fetë pagane, ku rituali ishte themelor, vetë thelbi i krishterimit duhej të dëshmohej me shkrim dhe kjo ishte arsyeja e krijimit të shkrimit glagolik – thotë prof. Sllavija Bërlieva nga Qendra Shkencore e Kirilit dhe Metodit e Akademisë Bullgare të Shkencave. - Duhet të dimë se ai ishte i destinuar për sllavët bullgarë që jetonin rreth Ohrit dhe se i përgjigjej sistemit tingullor të të folmeve bullgare lindore. Pikërisht kjo është lidhja jonë me alfabetin, të cilin fillimisht e sollën në Bullgari nxënësit e Kirilit dhe Metodit – që u mirëpritën ngrohtësisht nga princi bullgar Boris I pas dëbimit të tyre nga Moravia e Madhe”.
Alfabeti glagolik është konceptuar si një alfabet i shenjtë, prandaj shenjat e tij të shkruara përbëhen nga tre simbole kryesore të krishtera. Letra e parë përshkruan kryqin mbi të cilin u kryqëzua Shpëtimtari. Ai gjithashtu përfshin rrethin, që simbolizon pafundësinë, dhe trekëndëshin, që personifikon Trininë e Shenjtë.
Në fund të shekullit të 9-të, në Shkollën Letrare të Presllavit u krijua alfabeti i dytë bullgar, i quajtur "cirilik" sipas emrit të Konstantin Kiril Filozofit. Ai u krijua në bazë të alfabetit glagolik, dhe secila prej shkronjave të tij korrespondon me një tingull të veçantë.
“Këto janë dy alfabetet bullgare, të cilat vazhduan të ekzistojnë paralelisht deri në shekullin e 11-të - thotë prof. Slavija Bërlieva. - Pas kësaj, alfabeti glagolik, që përdorej fillimisht, gradualisht filloi të zëvendësohej nga alfabeti cirilik. Në fillim alfabeti glagolik përdorej kryesisht si një shkrim ceremonial, dhe më në fund më shumë si kriptografi. Dhe kështu ngadalë i hapi rrugën alfabetit cirilik, i cili ishte më i lehtë për t'u kuptuar dhe përdorur."
Shkencëtarja na tregoi një zbulim kurioz kohët e fundit, i cili konfirmon se alfabeti glagolik është përdorur edhe si një shkrim sekret. Në një fragment të një kompozimi liturgjik të shkruar në cirilik në shekullin XII, dora e dikujt ka shkruar në alfabetin glagolik: "E ke bërë keq". Kështu, lexuesi ka vlerësuar punën e keqe të kopjuesit të tekstit cirilik.
Origjina e sistemit të tretë të shkrimit në Evropë është përdorur për lojëra gjeopolitike vitet e fundit dhe vendi ynë nuk ka arritur të mbrojë kategorikisht të drejtën e tij historike mbi të. Megjithatë, Prof. Sllavija Bërlieva jep dëshmi të pakundërshtueshme për origjinën bullgare të alfabetit glagolik dhe të atij cirilik - mbishkrimi më i vjetër cirilik i vitit 924 gjendet në Bullgari, si dhe mbishkrimet në tokat e dikurshme bullgare përtej lumit të Danubit.
Prof. Sllavia Bërlieva thekson se alfabeti ynë është një pasuri që ne nuk e mbrojmë dhe nuk e vlerësojmë sa duhet.
Roli bashkëkohor i shkencëtarëve është gjetja e dëshmive dhe burimeve të reja për rëndësinë e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për pjesëmarrjen e Bullgarisë në ruajtjen e saj. “Po punojmë edhe në socializimin e rezultateve tona shkencore dhe shpresojmë të kontribuojmë sadopak në shkrim-leximin e publikut të gjerë dhe në kthimin e vetëdijes për vlerën tonë shpirtërore”, shton Prof. Sllavia Bërlieva.
Shikoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, arkiv, ibl.bas.bg
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..