“Nëse dikush do të frekuentonte fshatin Zhrebiçko për herë të parë kur po mbahej ceremonia e adhurimit, të quajtur bullgarisht shanuvane, ai nuk do ta kuptonte aspak se këta janë të rinj që po shkonin në kazermë, por do të mendonte se ai hasi në një dasmë të pazakontë”, thotë profesori Ilija Peev. Dhe megjithëse rekrutimi në Bullgari u hoq në vitin 2007, fshati i vogël në malin Rodopa të Bullgarisë Jugore ruan ende kujtimin e festimeve madhështore kur të rinjtë u dërguan në kazermë.
Nuk dihet saktësisht se kush dhe kur e përdori fjalën “shanuvane” (respekt, adhurim) dhe pse u emërtua kështu ky ritual jashtëzakonisht i rëndësishëm kushtuar mbrojtësve të Atdheut. Në gjuhën moderne bullgare fjalën “shanuvane” nuk përdoret, por hulumtimet e prof. Peev tregojnë se në të kaluarën ajo ishte e njohur jo vetëm në Bullgari, por edhe në të gjitha gjuhët sllave. Adhurimi, nderimi, respekti, dinjiteti - të gjitha këto gjeniu i mençur popullor i përfshin në këtë fjalë magjike.
“Zhrebiçko u themelua nga banorë të qytetit Tërnovo, të cilët u larguan dhe kërkuan shpëtim kur kryeqyteti Tërnovo ra nën skllavërinë turke në vitin 1393. Një pjesë e madhe e tyre arritën deri në malin Rodopa. Këtu, në malin e bukur dhe madhështor, ata themeluan fshatin Zhrebiçko, që i ngjan qytetit të vjetër Tërnovo. Këta njerëz sollën me vete edhe kulturën e kryeqytetit të vjetër bullgar, veçanërisht respektin dhe adhurimin që kishin për shtetësinë bullgare, ushtrinë bullgare, familjen dhe atdheun. Prandaj natyrshëm e quanin respektin për burrat që shkojnë në kazermë me fjalën dialeke “shanuvane” - shpjegon Prof. Peev.
Nderimi në Zhrebiçko është një festë dhjetëditore kushtuar rekrutëve që morën urdhrin e thirrjes.
Komponenti i parë i zakonit ishin këngët e ushtarëve të ardhshëm - të trishtuara, pastruese, të ngarkuara me besim dhe dashuri, të cilat i kumbojnë fshatit nga agimi deri në mbrëmje vonë.
“Për ushtarët që shkonin në këmbësorinë dhe aviacionin, kishte një ndarje dyvjeçare, por për marinarët ishte plot tre vjet. Kjo shpjegon natyrën e trishtuar të këngëve, sepse ndarja shkaktonte dhimbje si për vetë ushtarët, ashtu edhe për të afërmit, vajzat dhe miqtë e tyre të dashur. Një nga interpretimet emblematike gjatë festës ishte kënga popullore “Moj vashë e bukur” – thotë bashkëbiseduesi i Radio Bullgarisë.
“Nderimi është më i fortë natën e fundit, kur të gjithë të afërmit mblidhen në shtëpinë e rekrutit, zbavitja vazhdon gjithë natën dhe në mëngjes luhet vallja e fundit e rekrutimit, pas së cilës i riu niset për në kazermë.”
Elementi i tretë i ritit “shanuvane” është shfaqja e respektit dhe nderimit të të gjithëve për ushtarët që shkojnë në kazermë.
“Unë do ta quaja maja, më e rëndësishmja sepse përmban dy elementet e tjera – sqaron prof. Peev. - Është komponenti i tretë që është arsyeja kryesore pse banorët e fshatit Zhrebiçko e quajnë “respekt” dërgimin e rekrutëve në kazermë. Populli e kuptonte intuitivisht rëndësinë e detyrës së shenjtë për të mbrojtur Atdheun dhe prandaj i trajtonte me shumë respekt djemtë që shkonin në shërbim. Rekrutimi është prej kohësh në histori, por mbrojtja e Atdheut nuk mund të jetë histori dhe e shkuara, sepse garanton të tashmen dhe të ardhmen e shtetit, prej tij varet nëse vendi ynë do ta jetë në hartën e botës. Këtë e tregonin banorët e këtij fshati para gjithë vendit dhe gjithë botës.”
Shikoni më shumë:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..