Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 qershorin

Meteorologët premtojnë një të premte të nxehtë

Foto: BGNES

Ditën e premte do të jetë me diell. Pas mesditës do të mbajë vranësira në Bullgarinë Qendrore dhe Perëndimore. Në disa vende kryesisht malore do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje – 16°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31 deri në 36°, në kryeqytet – 31°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 25-28°. Uji i detit është 23-24°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore do të jetë me diell, pas mesditës janë të mundshme reshje lokale në masivet perëndimore. Temperatura në 1200 m do të jetë deri në 24°, në 2000 m deri në 17°.

Gjatë fundjavës një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi në juglindje. Temperaturat do të bien. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, lokale intensive, me bubullima dhe breshër.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD