Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Është shpallur kod i verdhë për reshje të rrezikshme në 11 zona të Bullgarisë Perëndimore

Foto: BGNES

Të shtunën edhe para mesditës do të ketë vranësira të dendura shiu në rajonet perëndimore, në orët e vona të mbrëmjes dhe në Bullgarinë Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, vende-vende intensive me bubullima dhe breshër. Temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°, në Sofje - 16°. Temperaturat maksimale do të jenë nga 24 deri në 35°, në kryeqytet – 28°.

Mbi Detin e Zi do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 26-28°. Uji i detit është 23-25°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në male nga mëngjesi do të ketë reshje shiu mbi masivët perëndimorë. Moti i keq gjatë ditës do të përfshijë edhe Ballkanin Qendror. Temperatura në 1200 m do të jetë deri në 23°, në 2000 m deri në 17°.

Të dielën reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave do të përfshijnë të gjithë vendin. Reshjet do të ndalen në veriperëndim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë garojnë për të marrë pjesë në kampet hapësinore të NASA-s

200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna Diljana Georgieva, menaxhere e programit Space Camp Türkiye 2025. Konkursi për pjesëmarrje është tashmë..

botuar më 25-01-29 6.45.PD

Parashikimi i motit për 29 janarin 2025

Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..

botuar më 25-01-28 7.35.MD
Alekdandër Kallçev

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..

rinovuar më 25-01-28 6.23.MD