Antoaneta Kostadinova fitoi një medalje argjendi në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Poloni. Në qitjen sportive të 25 m me pistoletë, bullgarja në finale grumbulloi 26 pikë. Vetëm me një pikë më shumë, medaljen e artë e mori grekja Ana Korakaki.
Me medaljen e Kostadinovës, Bullgaria tani ka tri medalje nga lojërat në Poloni, pas të argjendit të sportistes Ivet Goranova në karate dhe të bronzit të qitësve Antoaneta Kostadinova dhe Samuill Donkov në përzierjen e qitjes sportive në 10 m pistoletë.
Lojërat Evropiane zhvillohen në Krakov nga 21 qershor deri më 2 korrik. Ata janë kualifikime për Olimpiadën e Parisit 2024.
Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën..
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..