Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi BTR me shfaqje verore në skenat e hapura të vendit

Foto: Facebook / teatarvtarnovo

Me një koncert në qytetin Veliko Tërnovo sonte fillon turneu veror “Mjuzikëll dhe Rok” i muzikantëve të formacionit BTR. Koncerti është me pjesëmarrjen e Teatrit të Muzikës dhe Dramës “Konstantin Kisimov” me dirigjent Georgi Patrikov.

Në pjesën e parë, muzikantët rok prezantojnë fragmente të mjuzikaleve të dashura së bashku me orkestrën e teatrit. Në pjesën e dytë spektatorët mund të dëgjojnë këngët e përjetshme të grupit BTR në orkestrim për grupin rok dhe orkestrën simfonike. Projekti i përbashkët muzikor “Mjuzikëll dhe Rok” i BTR dhe i Teatrit Muzikor në qytetin Veliko Tërnovo filloi një vit më parë. Deri më tani u prezantua me shumë sukses në 20 qytete bullgare dhe koncertet u duartrokitën nga mbi 8000 njerëz. Këtë verë koncertet përfshijnë skenat e hapura në të gjithë vendin.

Kohët e fundit BTR incizoi një tjetër këngë të 5-të në albumin “Puzzle”. Ajo mban të njëjtin emër dhe është në një version akustik. Krahas kësaj është edhe muzika shoqëruese e komedisë në seri  “Jeta e Zhoros”. Në sheshin e xhirimit të filmit u takuan babai dhe vajza - vokali i grupit BTR Nasko Penev dhe aktorja Martina Peneva, së cilës iu besua roli kryesor në filmin muzikor. Videoja është tërësisht me pamje nga filmi dhe me interpretuesit e versionit akustik të këngës “Puzzle” - Nasko dhe Sllavço, i cili është autor i muzikës dhe i tekstit të këngës. Regjisori i filmit dhe videos është Ljusi Illarionov.


Kënga “Puzzle” nga albumi i 13-të i grupit do të tingëllojë edhe në një version të tretë më 13 tetor, në koncertin kushtuar 30-vjetorit të grupit BTR. Në të djemtë e grupit do të prezantohen prapë së bashku me orkestrën simfonike të Teatrit të Muzikës dhe Dramës “Konstantin Kisimov”. Në këtë koncert, për herë të parë, këngët nga historia 30-vjeçare e grupit do të tingëllojnë në aranzhime të reja, të përshtatura për grupin rok dhe orkestrën simfonike.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Tangra

"Qyteti ynë"

Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..

botuar më 25-01-13 8.25.PD

"Në fund të tokës"

Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..

botuar më 25-01-12 7.30.PD

Vasko Vasilev-Bazilio në vitin e ri me kujtime dhe mirënjohje

Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..

botuar më 25-01-09 7.15.PD