Pas një takimi të deputetëve të GERB-SDS, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u vendos që të krijohet një komision i ri për ndryshimet kushtetuese. Deputeti nga radhët e DPS-së, Deljan Peevski, tha se nuk do të anëtarësohet në komision dhe se ai do të përbëhet vetëm nga ekspertë të ngushtë. Bashkëkryetari i Bullgarisë Demokratike (DB) Hristo Ivanov tha se po del marrëveshje për 3 ndryshime - kufizim i pushtetit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshime në Këshillin e lartë Gjyqësor dhe ndryshim i mandatit të kabinetit zyrtar.
Pas takimit, kreu i DPS-së Mustava Karadajë tha se dënojnë thirrjet për dhunë nga partia “Vëzrazhdane”, por u bëri thirrje të gjithë atyre që dënojnë aktet e agresionit dhe urrejtjes në shoqëri që të jenë konsistentë dhe kategorikë kur shfaqet agresion në emër të tyre ndaj DPS-së, myslimanëve dhe pakicave të tjera.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..