“Kurban Bajrami është një shpresë e re dhe një fillim i ri”, tha kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në fjalimin e tij para besimtarëve. Në përshëndetjen që bëri përmes Radio Bullgarisë, ai theksoi kuptimin e ditës së sotme, e cila u jep besimtarëve mundësinë për të nisur një faqe të re në jetën e tyre. Kurban Bajrami jep edhe “shpresa të reja, sepse Kurbani që sakrifikojmë është një shembull i mirë për ne se si duhet të jemi vetëmohues dhe t'i shërbejmë shoqërisë në të cilën jetojmë”:
“Në këtë lidhje, çdo njeri duhet të jetë i dobishëm për shoqërinë, sepse vetëm kështu do të tregojë se ai ekziston. Çdo njeri që jeton vetëm për veten e humb kuptimin e jetës së tij. Bajrami është një kohë kur kemi mundësi të kënaqim njerëzit tanë të dashur, të vizitojmë prindërit dhe të përmirësojmë marrëdhëniet me ata njerëz me të cilët kemi pasur konflikte. Bajrami është një rast i mirë për të ndarë lumturinë me të gjithë njerëzit, pa dallim feje apo etnie. Bajrami është një rast i mirë për të ndarë lumturinë me të gjithë njerëzit, qofshin ata mes nesh, në spital, në karrocë apo në ndonjë vend tjetër që nuk i lejon ata të festojnë me ne. Allahu i bekoftë të gjithë! Gëzuar Bajramin!''
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..