Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) konfirmoi dënimin me dy vjet të notarit Antëni Ivanov për shkak të testeve të pakryera për doping, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Sanksioni hyn në fuqi në mënyrë retroaktive, por notari ynë me siguri nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris në 2024.
Ivanov u ndëshkua për dy vjet nga Komisioni Disiplinor i Komitetit Olimpik Bullgar në tetor. Më pas ai paraqiti një ankesë, e cila rezultoi në një rivendosje të përkohshme të të drejtave të tij. Ivanov humbi kontrollet sepse ai nuk e përditësoi adresën e tij aktuale ku mund të kërkohej, gjë që është në kundërshtim me kodin e Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA).
Në vitin 2021, në Kampionatin Evropian të Notit në Budapest, Ivanov vendosi rekord kombëtar në 200 metra flutur me kohën 1:54.72 minuta.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..